Cilat janë çrregullimet mendore nga të cilat vuajnë të famshmit

1903
Sigal

Viteve të fundit çdo herë e më shumë ka raste që persona të famshëm janë deklaruar lidhur me shëndetin mendor. Tanimë janë deklaruar shumë të famshëm që kanë probleme me shëndetin mendor, apo çrregullimi bipolar.

Catherine Zeta Jones është njëra ndër të famshmet që ka vuajtur nga ky lloj çrregullimi apo edhe  këngëtarja e famshme Demi Lovato.

Para një kohe shumë të shkurtër ka qenë edhe këngëtarja me famë botërore Maria Carey që e ka pranuar se vuan nga ky çrregullim. Me këtë sëmundje këngëtarja e famshme ka pranuar se është diagnostikuar në vitin 2001, por se e ka mbajtur të fshehtë sepse ka pasur frikë se ky fakt do ia rrënojë karrierën.

Një prej këngëtarëve më të famshme të të gjitha kohërave, me hite të panumërta,  dhe me më shumë se 2000milionë kopje të shitura, Carey ka kaluar shumë prej viteve të saj duke vuajtur në heshtje.

 “Deri më tani unë kam jetuar në mohim konstant vetës time për këtë sëmundje, dhe kam jetuar nën frikën se dikush do më zbuloj” ka thënë ajo.

“Ka qenë shumë e vështirë gjithë kjo situatë, dhe një barrë e rëndë për mua për t`a mbajtur, nuk mund të vazhdoja më tutje në këtë mënyrë të jetës. Kam kërkuar dhe kam marrë trajtim të nevojshëm për të e mbajte nen kontrolle këtë sëmundje. Kam ndenjur përreth njerëzve pozitiv dhe jam kthyer përsëri për të bërë atë që mua më së shumti më pëlqen të bëjë – të shkruaj tekste për këngë dhe të bëjë muzikë.”

Kjo sëmundje prek funksionin normal të trurit të njeriut duke ndikuar që personi i prekur me këtë sëmundje të ketë lëvizje ekstreme të humorit.

Disa persona kanë një humor shumë të mirë, janë shumë të ngazëllyer, ndërsa një pjesë tjetër të sëmurëve mund të jenë pa vullnet, të pafuqishëm e pa kurrë far vullneti në vetën e tyre. Ata nuk mund të e perceptojnë se çka është e vërtetë e çka jo.