Agim Jazaj: Idiotësia e miletit dhe koronaviruesit pushtetit …

398
Apeli i kryebashkiakut të Vlorës dhe reagimi i Qytetarit
Vlonjat
Kryetari i bashkise së Vlorës z. Dritan Leli, në postimin e tij, në
faqen e asaj bashkie apelon: “Duhet të heqim zakonet e
shpifura;si hedhja e pështymës në rrugë”- thirrja e
k/bashkiakut të Vlorës- nga e hëna të forcohen kundër
KOVIS-19”
-“Ndërsa qytetari nga Vlora solidarizohet me luftën kundër
koronaviruesit dhe reagon, pozon në këtë faqe, në komunkim
me kryebashkiakun, me qytetarët dhe me publikun e gjerë:
“Po, duhet hequr vesi i pështytjes për tokë. Edhe dje nëpër
rrugët e Vlorës shkruhej: “Mos pështyni për tokë”!
Duhet shmangur edhe afrimi i njerëzve me njeri-tjetrin, më
shumë se 1-2 m.
Po kush i njeh dhe i zbaton këto rregulla elementare?! A nuk
është; Kolerë, Koronavirusi së pari në, Injorancën e Miletit, të
cilët kanë pushtuar dhe poshtëruar edhe Vlorën; me Lopët për
litari, Qentë për zinxhiri dhe janë graduar me spaletat e
pushtetit. Kanë pushtuar institucionet shtetrore, kanë rrethuar
apartamentet e banimit, me gardhe, kanë ngritur edhe bahçet
“me ligjin 7501”, të rrethuar me mure, poture dhe oshkure?!…
Shteti edhe pse nxjerr vendime për t’i liruar këto ambiente të
pushtuara, duke abuzuar e terrorizuar banorët e ligjshëm nga
banda ordinere, abuzohet, zvarriten pafundësisht nga të prekurit
prej koronavirusit e shtetit…
Injorancës të ngritur në sistem, për gati 3 dekada, i bëhet
karshillëk nga shteti i cili: Përkëdhel, ndërsen, i shfrytëzon po
edhe i sakrifikon, këto kontigjente…
Një qytetar në Singapor gjobitet me 1500 E; për hedhjen e një
bisht cigareje për tokë.
Dhe kur shikon këto Hata, Gjëmë krahasimi është sa i
dhimbshëm e drithërues, midis Qytetrimit dhe Injorancës!
Jeta për njeriun nis nga; Shtëpia, Buka e gojës, Uji, Drita…
Dhe kur të privihet Liria, të pushtojnë: Dritën, Dritaren,
Ambientet e përbashkëta përrreth, kur nuk mer dot as çorapen
nëse do të bjerë nga teli i ballkonit, poshtë ballkonit, sepse
Pushtuesit, Zaptuesit, Koronaviruesit; kanë pushtuar e rrethuar
me tela e gabione; pallatet edhe në lagjen: “24 Maji”, si dikur
me klone në kufirin me Greqinë dhe me ish Jugosllavinë…
Ndonëse u hoqën këto klone, në kufijtë, banorëve të pallateve në
Vlorë, u kanë ngitur klonet tek turijtë, u cënojnë jetën njerëzore,
duke thyer edhe; Kolonat, Muret dhe Themelet e Pallatit!
Si mundet të luftohet ky koronavirus që vjen nga përtej bota
përpara këtij koronavirusi të kultivuar nga Idiotsia e miletit dhe
të përkrahuar nga Idiotisa dhe marrëzia e shtetit”?!- përfundon
reagimi i qytetarit, në faqen e asaj bashkie..
Sigal