Thyen karantinën në Greqi dhe pështyn policët, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

395
Sigal

Policia greke ka vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar, pasi kishte thyer karrantinën dhe kishte sulmuar policinë.

Bëhet fjalë për shtetasin Fabio Çela, i cili ishte kthyer ditën e djeshme nga Londra dhe sipas urdhrave të gjithë të kthyerit ditët e fundit duhet të qëndrojnë për të paktën 14 ditë në shtëpi për shkaka të Covid-19.

25 vjeçari nuk e kishte zbatuar këtë urdhër, por sapo ka dalë në rrugë është ndeshur me një patrullë policie të cilët i ka kundërshtuar dhe madje i ka pështyrë. Në momentin e arrestimit i riu ishte me temperaturë 38, ndërsa ka dyshime të forta se ai është i prekur nga CoVid-19.

Ai vuan nga probleme psikike dhe pas arrestimit është shtruar në spitalin e personave me problem mendore ku mbahet i izoluar për shkak të agresionit të tij dhe dyshimeve për CoVid-19.

Për momentin shqiptarit i është vënë një gjobë prej 5000 euro si dhe ka kaluar në ndjekje penale për fyerje dhe vënie në rrezik të punonjësve të policisë.