Skuadra britanike krijon zërin artificial, i aftë të shprehë emocione njerëzore

351
Sigal

Një kompani britanike ka zhvilluar një zë artificial që mund të flasë me ‘emocion të thellë njerëzor’ dhe madje edhe të qajë me shumë realizëm.

Ndihmësit dixhitalë me të cilët jemi mësuar, si Alexa apo Google Assistant, priren të flasin me zëra monotonë, pa ndjeshmëri emocionale në zë.

Skuadra me 10 persona e firmës londineze të filmit ‘Sonantic’ ka arritur të krijojë një zë artificial që lejon shqiptimin e vargjeve në një mënyrë shumë të ngjashme me atë njerëzore.

Zëri mund të arrijë emocione të ndryshme, që nga paniku, mërzia e deri te habia.