Vrau çiftin Ilia në Dropull, lihet në burg 59 vjeçari Thoma Mastora

12
Sigal

Thoma Mastora, 59 vjeçari që vrau çiftin e moshuar Ilia në Dropull, i është dhënë masa “arrest në burg”, ditën e sotme nga Gjykata e Gjirokstres.

Ditën e sotme, në orën 15:00 u mbajt seanca gjyqësore në Gjirokastër, për Thoma Mastora, i cili vrau çiftin e moshuar Ilia në Dropull.

Trupi gjykues vendosi masën “arrest në burg”, për 59 vjeçarin, të cilit i rendojnë akuzat “Vrasje në rrethana të cilësuara” dhe ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe municioneve” parashikuar nga neni 79dh dhe 278/3 Kodit Penal.

VENDIMI
Gjykata e Shkalles se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster sot ne date 08.05.2023, ora 15.00 versoi kerkesën e Prokurorise Girokastër me objekt vleftesim arresti dhe caktim mase sigurimi personal per personin nën hetim: Thoma Mastora.
Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster vendosi:
1. Vleresimin e ligjshem te dalimit te personit nen hetim Th. M., i dyshuar per kryerjen e
vepres penale “Vrasje në rethana të cilsuara” dhe ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armève
shpërthyese dhe municioneve” parashikuar nga neni 79dh dhe 278/3 Kodit Penal.
2. Caktimin ndaj personit nën hetim Thoma Mastora, te mases së sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 te Kodit te Procedures Penale.
3. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykates se Shkallës së Partë te Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster ne bashkepunim me policine gigisore per ekzekutimin e kêtij vendimi.
4. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te
Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve, duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se ketij Vendimi.