Korçë/ Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga zjarri banesa

328
Sigal

Një banesë në katin e dy të një pallati është përfshirë nga zjarri sot në Korçë. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.5, në një pallat pesë katësh.

Zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në këtë banesë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Policia dhe forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.