Tedi Blushi: Shqipëria përvëlohet, qeveria freskohet mes belushkave në Pogradec

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj situatës së zjarreve në vend dhe mënyrës se si po sillet Kryeministri Edi Rama përballë kësaj situate.

Blushi ironizon pushimet dhe qëndrimin e Ramës në Pogradec, ndërsa në të gjithë vendin vijojnë betejat me flakët dhe familje të tëra përballen me pasojat e zjarreve.Postimi i plotë:Shqipëria përvëlohet, Rama freskohet!Vendi digjet, Kryeministri krihet!Mes belushkave dhe verës, buzë liqenit të Pogradecit.Pyjet po digjen, familjet evakuohen dhe zjarrfikësit, me mjete primitive, sakrifica të jashtëzakonshme dhe paga mizerabël luftojnë me flakët.

Sigal

Ndërsa derrat e kënaqur zhgërryen para tavave të koranit dhe sajojnë lajme sikur “diskutojnë” dhe “qajnë” për orë të tëra hallet e shqiptarëve.Qeveri pocaqi!