Rikthehen reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për sot

489
Sigal

Dita e nesërme do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm, kryesisht në orët e para të ditës, ku priten reshje shiu deri dhe shtrëngata shoqëruar edhe shkarkesa elektrike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në relievet malore e kodrinore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje të dendura dëbore.

Po ashtu do të ketë dhe një rënie të temperaturave, kryesisht në mesditë.

Parashikimi i motit sipas SHMU:

Për momentin që flasim mbi vendin tonë ka filluar tashmë shtimi gradual i vranësirave si pararojë e prishjes së kushteve atmosferike me kalimin e orës. Në këtë mënyrë duke nisur nga orët e pasdites – por kryesisht ato të mbrëmjes – moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu fillimisht me intensitet të ulët.

Duke nisur nga orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pra, edhe dita e Enjte pritet të ketë mot të vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar deri në orët e pasdites ku më pas gradualisht pritet ndërprerja e tyre.

Për tu theksuar se në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje të dendura dëbore por jo vetëm, pasi ato lokalisht do të zbresin deri në lartësitë kodrinore 500-600metër.

Temperaturat e parashikuara në fushën termike nuk pritet të kenë luhatje të mëdha në vlerat minimale (2ºC deri në 8ºC), por janë ato në vlerat e mesditës të cilat do të pësojnë një rënie të ndjeshme me vlera të parashikuara nga 7ºC në relievet malore deri në 13ºC në ato bregdetare. Një rënie e ndjeshme duke marë parasysh vlerën më të lartë prej 19ºC që u arrit sot në qytetin e Beratit.