Kthyen kopshtin në fermë kanabisi, arrestohen dy shqiptarët

428
Sigal

Karabinierët e Sustinentes  kanë mundur të zbulojnë ditën e djeshme një kopësht bujqësor i cili ishte transformuar në një serë të vertetë marijuana me të paktën 3 mijë rrënjë, nga të cilat 457 ishin me farë indiane, gati për tu kultivuar.

Nga ky zbulim, u bë i mundur ndalimi i dy shqiptarëve B.E 43 vjeç dhe D.L 39 vjeç, të cilët në mënyrë abusive e kishin marrë energjinë nga linja  qendrore energjitike.

Të dy shqiptarët u arrestuan për kultivim të lëndëve narkotike dhe vjedhje e rënduar e energjisë elektrike.

Shqiptarët u tradhtuan në punën e tyre nga dy qenë Rottweiler të cilët po vinin rrotull kopshtit.

Një drejtues makine i shqetësuar për praninë e qenve, sinjalizoi policinë lokale.