I pasionuar pas motorëve, shqiptari humb jetën në një aksident rrugor në SHBA

509
Sigal

Një shtetas shqiptar i moshës 52 vjeç, i pasionuar pas motorëve ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rockland County në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të hënën, ndërsa këtë të mërkurë u zhvilluar ceremonia e varrimit për të ndjerin Nuri Kaloshi.

Megjithëse nuk është ngritur ende asnjë akuzë penale ndaj shoferit të kamionit të mbeturinave me të cilin u përplas motori i të ndjerit, një hetim mbi vdekjen e së hënës po vazhdon, tha të martën Prokurori i Qarkut Bergen Mark Musella.

Prokurori tha se ishte përcaktuar ende kush ishte shkaktari i aksidentit që ndodhi në një nga kryqëzimet e zonës. Kaloshi u dërgua në Qendrën Mjekësore të Universitetit Hackensack, ku u shpall i vdekur, tha ai.

Një funeral është caktuar për 9 të mëngjesit të mërkurën në Qendrën Islamike Shqiptaro Amerikane.