Braimllari: Pusteci i lënë totalisht në harresë nga Rilindja për sa i përket investimeve

288
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, në vazhdën e takimeve me qytetarët, këtë herë është ndalur në Bashkinë e Pustecit, bashki kjo e lënë pas dore nga ana e qeverisë sa i përket investimeve të munguara. “Në Bashkinë e Pustecit me Pandin. Në një komunitet të jashtëzakonshëm me vlera të larta shoqërore. I lënë totalisht në harresë nga Rilindja për sa i përket investimeve. Integrimi i këtij komuniteti në shoqeri, në jetën politike dhe ekonomike ka vëmendjen kryesore të LSI. Pas 25 prillit politika konkrete në shërbim të Bashkisë Pustec, në hapjen e vendeve të punës, sistem arsimor me standarde dhe promovimin e traditës dhe turizmit të këtij komuniteti të jashtëzakonshëm”, shprehet Braimllari .

 

Lexo edhe : Java 10 e Kategorisë Superiore / 9 gola në 4 sfida ! Ja rezultatet