Petrit Vasili: Këmbanat e vjedhjes me çmimin e naftës nuk i mbulojnë dot teneqet për zgjedhjen e presidentit!

148
Sigal

Nga Petrit Vasili/

Çmimi i naftës është 232 lek litri sipas vendimit me të fundit të Bordit të batakçinjëve Rama – Oligarkët.

Në Maqedoni çmimi i naftes eshte vetem 160 lekë ose 81.5 denarë litri!

Pra Maqedonia e ka çmimin 33% më lirë se Shqipëria!

Maqedonia ka një ekonomi e popullsi më të vogël dhe as nuk nxjerr naftë si Shqipëria dhe as ka det e porte, por ka qeveri të përgjegjshme dhe jo një grup batakçinjsh çirakë të mafies dhe oligarkëve si rilindja dhe Rama në Shqipëri.

Kam paraqitur që në 9 mars një projekt ligj për heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit për të bërë uljen e çmimit të naftës.

Nuk e shqyrtojnë në parlament për qamet Rama dhe rilindasit se duan të vazhdojnë të vjedhin me karburantet.

Bëjnë sikur i bien teneqes së zgjedhjes së presidentit, kur e di dhe shqiptari më i fundit që kanë votat dhe do vënë rripin e pantallonave të Ramës në presidencë.

Këmbanat e vjedhjes nuk i mbulojnë dot teneqet e zgjedhjes së presidentit.