“E vranë në komisariat duke i prerë gjuhën”/ Flet nëna e 27-vjeçarit që u masakrua brutalisht nga policia

292
Sigal

Dy vite më parë, 27-vjeçari nga Korça Enea Ftoi, humbi jetën në ambientet e komisariatit të këtij qyteti. Familjarët pretendojnë se vdekja e tij erdhi pas dhunës çnjerëzore të efektivëve ndaj tij.

E teksa kanë kaluar 2 vite nga kjo ngjarje, familjarët nuk kanë marrë ende përgjigjen e një ekspertize të saktë. Nëna e tij, akuzon gjyqtarët dhe prokurorët e Korçës se janë të korruptuar dhe se po fshehin faktet.

Lexo edhe : SHBA / Banorët befasohen nga ajo që u shfaq në qiell (Video)

“E vranë në komisariat”, e ëma e 27-vjeçarit

Enea ishte arrestuar për vjedhjen e një varëseje ne tregun e Korçës dhe ishte dhunuar në momentin e arrestimit. Ai ka qenë përdorues i heroinës gjithashtu, por trupi i tij kishte shenja dhune.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, nëna e të ndjerit Mimoza Ftoi, tregoi se Enea i kishte thënë se në ambientet e policisë e keqtrajtojnë. Zonja Ftoi shtoi se lajmin për vdekjen e djalit të saj e ka marrë vesh në sallën e gjyqit.

“E kanë dhunuar në mënyrë sistematike. Ai qëndronte në paraburgim rreth dy ditë. E kishin vrarë më datë 16 dhe në 17 kur kishte gjyqin e morëm vesh lajmin se kishte vdekur. E kanë vrarë në komisariat, në trup ka pasur shenja dhune.Sa hymë në sallë u ngritën të gjithë në këmbë dhe nusja pyet po Enea nuk është? Ata na thanë se ka ndërruar jetë në komisariat, e ne nisëm ulërimat. Nuk na thanë asnjë shpjegim se si kishte ndodhur, ikën.  Në komisariat na thanë se ishte vdekje natyrale, i pushoi zemra. Si vdiq ky person në komisariat dhe nuk na lajmëruan? “, tha Mimoza.

“E vranë në komisariat”, e ëma e 27-vjeçarit

Kjo e fundit u shpreh se do të drejtën e djalit të saj se po i pëlcet shpirti. “I kanë prerë gjuhën dhe i kanë mbushur gojën me pambuk”, shtoi ajo.

Ftoi pranoi se djali i saj ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, por kishte pak kohë që e kishte lënë. Mimoza tregoi gjithashtu se djali i saj ka qenë njeri i qetë, aspak i dhunshëm.

Lexo edhe : U paralajmërua për heqje nga detyra për shkak se kritikoi sistemin / Mjeku i njohur sqaron publikun