U paralajmërua për heqje nga detyra për shkak se kritikoi sistemin / Mjeku i njohur sqaron publikun

418
Mjeku i njohur Ilir Allka ka tërhequr vëmendjen e publikut së fundmi teksa ndaj tij është lëshuar një njoftim nga burimet njerëzore të drejtorisë së QSUT ku paralajmërohet për rishikimin e marrëdhënieve të punës, kjo për shkak jo të ndonjë shkeljeje etike apo profesionale por kritikat e tij ndaj sistemit si edhe ndaj kërkesave të tij për përmirësime.
Në një postim në facebook ai sqaron publikun në lidhje me njfotimin e lëshuar nga drejtoria e QSUT.





Sigal

Ja postimi i plotë :

SQARIM !
Sqaroj të gjithë miqtë që më pyesin rreth një njoftimi të drejtorisë së QSUT “Nënë Tereza” që më thërret për rishikimin e marrëdhënieve të punës me personin tim, se unë nuk kam kryer asnjë shkelje etike apo profesionale në punë as tani e as vite më parë .
Përkundrazi kam punuar me përkushtim e kam dhënë më të mirën time në mbrojtje të shëndetit e jetës së njerzve.
Skemi pse i paragjykojmë burokratët e zyrave, ndoshta mund të më falënderojnë për punën e vështirë bashkë me kolegët e mij në vijën e zjarrit në luftën ndaj virusit që po gjunjëzon e po merr jetë njerëzish përditë.
Ndoshta edhe mund të më flakin në rrugë, për arsye të kritikave të mija ndaj sistemit, si dhe kërkesave të mija për përmirësime në sistem, këto janë “A” e një rendi demokratik, por për mua ka më keq se sa kaq pasi plot miq dhe kolegë janë infektuar e kanë vdekur, unë akoma jam i gjallë, i shëndetshëm e në shërbim të njerzve !
Gjithsesi qeveria di se çbën, ajo është e përgjegjshme ndaj çdo individi, përfshirë dhe mjekët !
Ju uroj të gjithëve jetë e shëndet, do tja dalim !


Lexo edhe : Fluks emigrantësh në Rinas / Qytetarët bashkohen me familjet për festa, nuk “tremben”nga Covid