Koronavirusi në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, tetë raste të reja në 24 orët e fundit

250
Sigal

Për fat të mirë edhe ditën e sotme në Shqipëri nuk është shënuar asnjë humbje jete nga koronavirusi.

Nga 3036 testime janë zbuluar 8 raste të reja në 24 orët e fundit, nga 2 raste në Tiranë dhe Devoll dhe nga një rast në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Sarandë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19. Në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar, 3 pacientë.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,023 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.

Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (3 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3036

Testime totale 815,335
Raste pozitive 132,534
Raste të shëruara 130,023
Raste Aktive 55
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21
Shkodër 12
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Berat 1
Fier 1.