Raporti: Është dyfishuar numri i homoseksualëve, lezbikeve, transgjinorëve në 10 vitet e fundit

204
Sigal

Sipas një raporti të Gallup numri i personave që janë pjesë e komunitetit LGBTQIA+ janë dyfishuar në numër gjatë 10 viteve të fundit. Më shumë amerikanë identifikohen si pjesë e komunitetit me prirje seksuale të ndryshme nga heterot në dekadën e fundit.

Raporti shkruan se shoqëria po bëhet më mendjehapur dhe njerëzit e kanë më të lehtë të rrëfejnë prirjet e tyre seksuale. Martesat mes gjinisë së njëjtë lejohen në disa shtete të botës.

Përqindja e të rriturve amerikanë që i thanë kompanisë ”Gallup” se identifikohen si LGBTQ është dyfishuar që nga viti 2012, sipas raportit të sondazhit, nga 3.5% e amerikanëve në 7.1% e amerikanëve në 2021 janë pjesë e komunitetit.

Por, numrat ndryshojnë kur flasim për gjeneratat më të reja. Sipas Gallup, rreth 21% e të rriturve të lindur midis viteve 1997 dhe 2003 identifikohen si LGBTQ, raporton CNN.

Ndërkohë, 10.5% e brezit që përfshin të rriturit e lindur midis viteve 1981 dhe 1996, identifikohen si pjesëtarë të këtij komuniteti.