Rilindja braktis Alqi Bllakon dhe Subashin: S’bëhemi mburojë për askënd

168
Sigal

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi dhe deputeti i PS Alqi Bllako, kanë dëshmuar ditën e sotme në SPAK për aferën qindra milionë euroshe të inceneratorëve. Ashtu siç ndodh kur u vihet laku në fyt me të korruptuarit në grupin e tyre, PS ka për zakon t’i braktisë e të mos mbajë asnjë përgjegjësi për personat që ka lobuar tek qytetarët t’i votojnë.

Kështu ka deklaruar ditën e sotme Eduart Shalsi për dy socialistët të dyshuar të përfshirë në skandalin e madh të vjedhjes së parave publike. Ky i fundit pas disa orësh marrje në pyetje në zyrat e SPAK, ka refuzuar të flasë për mediat në dalje

Pyetje: Marrja në pyetje e Subashit dhe Bllakos, çfarë do të ndodhë nëse do të kemi arrestime të tjera?

Shalsi: Kemi deklaruar qartazi që PS nuk bëhet mburojë për askënd që ka probleme me ligjin.