Rikthehet bujshëm ministrja e Bujqësisë Frida Krifca: Fermerët do mbajnë regjistër farash

Është rikthyer Frida Krifca bujshëm me deklaratat e saj mbi akademinë e barinjve profesionistë. Ajo ka deklaruar se do të krijohet një regjistër për fermerët ku ata do të jenë të detyruar të shkruajnë se ku i blejnë produktet që i duhen në punën e tyre.

“Do të kërkojmë një regjistër ferme. Një fletore fermeri që do e bëjmë të detyrueshme për fermerin ku të shkruani se ku i keni blerë inputet, fara, fidanin, kur i keni hedhur. Do jua vështirësojmë pak punën në administrim por do jua shpërblejmë pastaj me cilësi të produkteve që do të rrisin eksportet tona. Objektiv kemi të rrisim eksportet tona”,-deklaroi ajo ndër të tjera.

Sigal