Ogerta Manastirliu i mburret ministrit zviceran për Shëndetësinë: Kemi ngritur qendra të kujdesit parësor

Ogerta Manastirliu është takuar ditën e sotme me homologun zviceran Alain Berset, Ministër i Çështjeve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Zvicrës.

Ajo falenderoi qeverinë zvicerane për kontributin për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe ndihmën që një prej shteteve me mirëqenien më të lartë në Europë i ka dhënë Shqipërisë gjatë periudhës së pandemisë.

NOA

E çuditshmja në gjithë këtë histori është se Manastirliu shprehet se falë bashkëpunimit “kemi ngritur modele shumë të mira të qendrave të kujdesit parësor”, por spitalet e vendit vazhdojnë në të njëjtin standard…

Është si t’i tregosh babait arat, i thonë kësaj pune. Vetëm një ministre si Manastirliu mund t’i trrgojë ministrit zviceran arritje në Shëndetësinë e mjeruar shqiptare.

“Bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë ka qenë i shkëlqyer me qeverinë zviceriane, ndaj gjej rastin t’ju falenderoj sepse falë këtij bashkëpunimi, kemi ngritur modele shumë të mira të qendrave të kujdesit parësor, të cilat më pas i kemi replikuar në një program kombëtar të rehabilitimit të tyre,”-ka deklaruar ministrja e Ramës.