Alketa Vejsiu paska një surprizë për në ‘Sanremo’ , tregon detajet çfarë pritet të ndodhë

514
Sigal

Mbrëmjen e sotme në skenën e Ariston në festivalin e muzikës italiane “Sanremo”  do të ngjitet në moderim, prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu. Ajo do të jetë së bashku në këtë prezantim me Amadeusin dhe  partneren e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez.

Në një prononcim ekskluziv për gazetarin e emisionit Opinion, Drini Zeqo, Vejsiu ka konfirmuar se mbrëmjen e sotme do të këndojë në skenën e Sanremos dhe gjithashtu do të ketë edhe një monolog.

Intervista e moderatores Alketa Vejsiu me gazetarin Drini Zeqo:

Vetëm pak orë përpara Sanremos, kurioziteti i madh në Shqipëri se çfarë do të bësh sonte?

Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë…

Dhe përveç kësaj tjetër?

Do këndoj…Do të këndoj italisht më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri (qesh) ata menduan që duhet të këndoj edhe në Sanremo dhe do të vij një këngëtar italian…

Mos ndërro shumë fustane…(Qesh)

Vetëm dy sot …sot rëndësi ka fjala, fjala është e para.