Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

30
Sigal

Javë e re, ngjarje të reja. Këtë javë do të mirëpresim sezonin e Virgjëreshës dhe po, do të jesh më i/e organizuar dhe gati për t’iu rikthyer rutinës së zakonshme, meqë edhe verës po i vjen fundi. Sezoni i Virgjëreshës dhe prapavija e Mërkurit në këtë shenjë, të bëjnë thirrje t’i japësh prioritet përditshmërisë dhe të stabilizosh sfera të ndryshme të jetës tënde.

Të dielën, Marsi hyn në Peshore dhe të ndihmon që të vendosësh kufijtë në një marrëdhënie, urat e së cilës, me shumë gjasa janë djegur. Gjithsesi, le të mos harrojmë se gjithçka varet nga qasja që ti dhe personi tjetër keni.

Dashi

Ti e di sa e rëndësishme është që të vendosësh qëllime të arritshme së pari. Bëj disa hapa të vegjël që do të të çojnë larg. Sezoni i Virgjëreshës të ndihmon të përqendrohesh më shumë te vetja dhe të ndërtosh një plan afatgjatë në zhvillimin personal. Prapavija e Mërkurit të rikujton se po t’i marrësh gjërat me ngadalë, ke rezultate më të mira.

Demi

Shprehe veten, Dem! Ndaj disa informacione për veten dhe lëri të tjerët të të njohin pak më shumë. Mes njerëzve, do të gjesh dikë që është shumë i interesuar për të thyer këtë barrierë që ti ke vendosur. Prapavija e Mërkurit të bën që t’i përzgjedhësh fjalët me kujdes, sidomos kur përballë ke një person që është lënduar. Të dielën, do të kujdesesh më shumë për veten.

Binjakët

Çfarë është shtëpia për ty? Me sezonin e Virgjëreshës, do ta kuptosh paksa më qartë se ku përket dhe cilat përvoja janë bërë për ty. Në të njëjtën ditë, do të fuqizosh komunikimin dhe do të arrish të identifikosh ndjesitë e tua më mirë se ndonjëherë më parë.

Gaforrja

Ti ke një armë të fuqishme, fjalën! Do të zgjerosh aftësitë e tua në komunikim, si dhe do të përballesh me sikletin e të zhvilluarit një bisedë të vështirë që mund të sjellë edhe përfundimin e një cikli. Marsi në Peshore do të të fuqizojë që të gjesh siguri në emocionet e tua, me anëtarët e familjes dhe me gjërat që të përkasin. Gjatë kësaj jave

Luani

Ulu pak me këmbë në tokë, i dashur Luan. Jeto sipas parimeve të tua dhe gjej boshtin që e orienton jetën tënde. Gjatë kësaj jave do të arrish të shprehësh mendimet e tua qartë dhe në mënyrë të kuptueshme, si dhe të balancosh disa situata që më parë të dukeshin tejet të vështira.

Virgjëresha

Gëzuar ditëlindjen, shenjë perfeksioniste! Sezoni yt të bën thirrje që të thuash me zë të lartë dëshirat, të cilat me shumë gjasa, do të jenë në krye të listës së ëndrrave që universi do të realizojë. Fundja, është periudha jote! Shkëlqe, sepse të gjitha dritat janë mbi ty.

Peshorja

Që balanca është çelësi, ti e di më mirë se të gjithë. Sezoni i Virgjëreshës të ndihmon që të çlirohesh nga disa gjëra që të mundojnë dhe në të njëjtën kohë, të gjesh mbështetjen e duhur. Do të flasësh me miqtë, të afërmit dhe ngadalë, do ta kuptosh se sa me fat je që arrin të balancosh situata të ndryshme. Një energji dhe ndjesi e re të pret!

Akrepi

Ora po ecën, Akrep! Të mërkurën do të përqendrohesh për të përfunduar një projekt kreativ që ka kërkuar shumë produktivitet. Më në fund, do të ribashkohesh me miqtë dhe do të mund të rilidhesh me njerëz të çmuar që dashur pa dashur kanë mbetur në të shkuarën. Kjo javë të nxit të gjesh faljen, afrimitetin dhe paqen.

Shigjetari

Shko në një nivel të ri! Kjo javë të gjen me ambicie të reja që lidhen me karrierën. Prapavija e Mërkurit të ndihmon të përqendrohesh në suksesin që do të kesh në karrierë, ndërsa Marsi në Peshore rizgjon aftësitë e tua të komunikimit, për të bërë miq të rinj.

Bricjapi

Udhëtim të mbarë! Kjo periudhë të dërgon në një aventurë dhe të nxit që të eksplorosh territore të reja. Dil nga zona e rehatisë dhe ndërmerr disa përvoja që të sfidojnë. Të dielën, do të rikthehesh në origjinë, pasi sërish do të mendosh për punën dhe projektet që të presin.

Ujori

Vera po largohet, por për ty, temperaturat thjesht do të rriten. Nga sot e deri të dielën, do të përjetosh periudhën më të nxehtë, seksi dhe intime të këtij viti. Do ta kuptosh se sa joshës është komunikimi dhe se në fakt, i gjithë sex appeal qëndron pikërisht tek truri. Inteligjenca është eksituese dhe kjo javë do të ta tregojë më së miri.

Peshqit

Dashuria është në ajër! Një romancë e re, e shumëpritur do të shfaqet në jetën tënde. Prapavija e Mërkurit do të të sjellë njerëz nga e shkuara, por edhe persona të rinj, të cilët ndoshta kanë qenë të duhurit, por koha në të cilën ke krijuar një raport ka qenë e gabuara.