Zbulohet plantacioni me drogë me vlerë 350 mijë euro në Itali, arrestohen dy shqiptarë

43
Sigal

Policia italiane arrestoi dy shqiptar të moshave 46 dhe 29 vjeç, në Gambassi Terme, Firence, të cilët akuzohen për kultivimin e lëndëve narkotike, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Mediat e huaja shkruajnë se policia sekuestroi 35 kilogramë marijuanë, 650 bimë dhe 2 armë zjarri. Gjatë një kontrolli në terren policia italiane zbuloi edhe dy plantacione, një me 350 bimë dhe e dyta me 300 bimë.

Droga e sekuestruar, sapo të dilte në treg do të arrinte vlerën e 350 mijë euro.