Mbaj shënim këto data në vitin 2024, sepse ngjarje të rëndësishme do të ndodhin

36
Sigal

Viti 2024 ka kaq shumë ngjarje të rëndësishme qiellore, të cilat nisin që me përfundimin e prapavijës së Mërkurit, deri në evente që prej vitesh nuk kanë ndodhur. Më poshtë, gjen të gjitha datat e rëndësishme të vitit pasardhës (i cili është vetëm 5 ditë laaarg).

1 janar

Muaji nis me lajme të mira! Mërkuri në prapavijë përfundon në këtë datë, për të të sjellë qartësi mendore dhe veprime më të sigurta dhe domethënëse. Gjithçka do të shkojë në ritmin dhe trajektoren e vet.

20 janar

Plutoni do të mbërrijë në Ujor për herë të parë që nga viti 1789! Pra, është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit! Një energji empatie dhe dëshirë e madhe për të ndihmuar të tjerët dhe për të bërë ndryshime në komunitet do të të kaplojë!

25 mars

Një eklips hënor do të ndodhë te Peshorja, duke shënuar kështu edhe sezonin e eklipseve pranverore. Kjo ngjarje do të të ndryshojë jetën, pasi do të mbyllet një cikël i vjetër, për t’u hapur një tjetër, më i rëndësishëm.

1 prill

Do të nisë prapavija e parë e Mërkurit për këtë vit dhe jo, s’është shaka për 1 prillin. Prapavija do të ndodhë në Dash, ndaj bëj kujdes me shpërthimet e inatit dhe gjërat që do të thuash.

8 prill

Sezoni i eklipseve të pranverës mbyllet me një eklips diellor në Dash.

20 prill

Jupiteri dhe Urani bashkëveprojnë dhe të motivojnë që të thyesh zinxhirët e së shkuarës dhe të çlirohesh nga çfarëdo lloj gjëje që të mban peng dhe nuk të lejon të ecësh përpara.

25 maj

Jupiteri hyn në Binjakë për herë të parë pas 12 vitesh dhe të inkurajon që të mësosh nga leksionet e jetës dhe t’i marrësh ato me sportivitet.

5 gusht

Sërish prapavija e Mërkurit! Këtë herë do të ndodhë në Virgjëreshë, para se të shkojë më 14 gusht te Luani. Kjo do të të ndalë pak motivimin dhe papritur do të ndjesh humbje fuqie në shumë aspekte.

17 shtator

Një eklips hënor do të ndodhë te Peshqit, duke përcaktuar edhe periudhën e dytë të eklipseve për vitin 2024. Kjo periudhë, ashtu si e para, do të sjellë ndryshime të mëdha në çdo shenjë.

2 tetor

Një tjetër eklips do të ndodhë në Peshore, duke shënuar kështu edhe fundin e eklipseve për këtë vit.

25 nëntor

Sërish, edhe një herë, prapavija e Mërkurit! Këtë radhë do të ndodhë në Shigjetar, çka do të thotë që të kontrollosh disa herë planet e udhëtimeve, valixhet, e-mailet, mesazhet dhe tonin e zërit!