NJERËZ TË VITIT 2020/ Për njeriun e vitit vlerësohet veprimtaria dhe dobia e këtij njeriu gjatë vitit, puna në dobi të shoqërisë sonë

638
Sigal

Liljana Peza – Luftulla Peza

VJOSA OSMANI dhe EDMOND BUDINA

Për të vlerësuar “Njeriu i vitit 2020”, që po kërkohet në qarqet tona politiko-letrare, për një komb, shtet apo komunitet, vlerësohet veprimtaria dhe dobia e këtij njeriu gjatë vitit, puna e këtij njeriu në dobi të shoqërisë sonë.

Në shoqërinë shqiptare në të gjitha trojet janë shquar shumë persona, që me veprimtarinë e tyre ndihmuan në ecjen përpara të bashkësisë sonë kombëtare.

Për vitin 2020 mendoj dy persona janë më të shquar, që ndihmuan shqiptarët të bëjnë një hap tjetër përpara në hapjen e horizontit të botëkuptimit të tyre dhe përmirësimin e jetës në shoqëri:

VJOSA OSMANI, presidente dhe kryetare e Kuvendit të Kosovës. Njeriu më i votuar në Kosovë në zgjedhjet e fundit, me përgatitje mjaft të lartë teorike, në punën e saj drejtohet nga parime demokratike dhe atdhedashurie të zjarrtë. Kontributi i saj si kryetare e Kuvendit dhe Presidente e Kosovës, vlerësohet mjaft i lartë nga komuniteti dhe qarqet e specializuara. Vjosa është politikania e përkryer e kombit shqiptar për kohën e tanishme, e cila po mundohet me mish e shpirt t’i shërojë plagët Kosovës, të shkaktuara nga kriminelët serbë, “komandantët “ zullumqarë dhe rrenacakë, për stabilitetin në Kosovë, bashkimin kombëtar shqiptar dhe për marrëdhenie të drejta me Serbinë.

EDMOND BUDINA, regjisor dhe artist me përgatitje të lartë profesionale dhe kryeaktivist në mbrojtje të TEATRIT KOMBËTAR dhe të kulturës sonë. Vitet e fundit veprimtaria e tij artistike është përqëndruar në mbojtjen e Teatrit Kombëtar nga vampirët e Kulturë Shqiptare, të përbetuar për shkatërrimin e saj. As goditjet dhe gjakosjet nga policia nuk e trembin këtë njeri dhe shokët e tij me shpirt të madh.

Ne të gjithë duhet t’i vlerësojmë lart, t’i duam, t’i respektojmë dhe t’i mbështesim këta bashkëatdhetarë të shquar, që VJOSA OSMANI dhe EDMOND BUDINA, detyrën që kanë përpara, ta kryejnë sa më mirë, që të ndikojë sa më shumë në të mirën e popullit dhe vendeve tona!

QYTETARË, ZGJOHUNI E MBRONI TË DREJTAT TUAJA!