Nga Arben DUKA / MOTIV I PERJETSHEM

546
Sigal

Mikja ime nuk di më ç’të them

Tok me vitet dhe neve u tretëm

Do të vijë një ditë që unë s’do jem

Por ti prapë s’do mbetesh vetëm!….

Mikja ime nuk di më ç’të them

Tani këmbët mezi po më mbahen

Shpejt do vijë një ditë që unë s’do jem

Po ti buzët s’do t’i lësh të thahen!…

 

Mikja ime nuk di më ç’të them

Jeta ime pak nga pak po ndryshket

Shpejt do vijë një ditë që s’do jem

Po ti gjirin s’do ta lësh të vyshket.

Mikja ime nuk di më ç’të them

Se ti më ke ndjekur hap pas hapi

Shpejt do vijë një ditë që s’do jem

Po mërzia ty nuk do të kapi.

 

Trupi im ende pa u ftohur

Ti do thuash: “atje e ka vendin!…”

Dhe do hiqesh sikur s’më ke njohur

Emrin tim kur të ta përmendin!…

Mikja ime nuk di më ç’të them

Po dhe ty nuk të vë dot bisht

Shpejt do vijë një ditë që s’do jem

Dhe kush shkon, harrohet, natyrisht!…

 

Mikja ime kjo s’është një përrallë

Por një e vërtetë sa botë e vjetër

Ne s’u morëm vesh sa ishim gjallë

Jo më kur të jem në botën tjetër.