Inteligjenca e re artificiale mund të parashikojë sa gjatë do jetoni

541
Shpikja më e re teknoligjke lidhur me zemrën mund t’ju lerë pa fjalë…
Nëpërmjet një softueri të projektuar nga ekspertët e Institutit të Londrës dhe Shkencave Mjekësore, mund të analizohen imazhet lëvizëse të zemrës së një pacienti gjatë një skanimi me Rezonancë Magnetike (RM), e cila krijon një pamje 3D të zemrës. Më parë radiologët mbështeteshin tek matjet e sëmundjeve nëpërmjet prekjes, gjë që merrte shumë kohë dhe jo gjithmonë ishte efektive.
Duke përdorur më shumë të dhëna të detajuara dhe komplekse, kjo pajisje e inteligjencës artificiale mund të identifikojë pacientët me rrezik për vdekje shumë herë më shpejt deri në 80%.
Madje, përveç identifikimit, softueri mund të parashikojë sa gjatë mund të jetojnë pacientët e prekur nga sëmundjet e zemrës.
Sigal