Vrau kunatin pasi i përdh.unoi të bijën, lihet në “arrest shtëpie” 50-vjeçari shqiptar

39
Sigal

Gjykata greke ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për 50-vjeçarin shqiptar, Fatmir Terallarin, i cili u arrestua, pasi vrau kunatin e tij, 33-vjeçar, që dyshohet se i kishte përdhunuar të bijën.

Sipas mediave greke, gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në arrest shtëpie, në të njëjtën banesë me të bijën, e cila dyshohet se është përdhunuar sistematikisht për 9 vite nga kunati i babait, vëllai i njerkës së saj.

Në një deklaratë për mediat avokatët e tij u shprehën se ndihët mrekullisht mirë pas vendimit të gjykatës për ta lënë të lirë më kusht.

” Dua të shpreh falënderimet e mia për prokurorinë dhe Gjykatën për të lënë të lirë me kusht dhe kthimin pranë vajzave të tij… Ndihemi shumë mirë pas vendimit, ashtu si dhe gjithë shoqëria greke”, tha një prej avokatëve të 50-vjeçarit.