FOTO/ Armando Broja zgjidhet në formacionin e javës në Premier League

28
Sigal

Armando Broja është kthyer në këto javë në një titullar të paprekshëm në radhët e Chelseat. Ndonëse ai nuk ka shënuar me rregullsi siç do të dëshironte në portat kundërshtare, paraqitjet e tij kanë qenë mëse pozitive.

Kjo shihet edhe nga fakti se Broja ka qenë një nga lojtarët më të vlerësuar në fitoren e Chelseat me shifrat 1-0 ndaj Fullhemit. Ai luajti më i zhvendosur në krah dhe tregoi se sa vlen edhe duke u përshtatur me një model të ri loje, ku rëndësi kanë më shumë driblimet dhe pasimet.

Si rrjedhojë, duke u bazuar te nota që ka marrë për statistikat që regjistron gjatë ndeshjes, Broja është përzgjedhur në formacionin e javës në Premier Ligë nga faqja e njohur e statistikave sportive “WhoScored”.

Në këtë rreshtim, sulmuesi shqiptar përbën treshen e sulmit përkrah Hojlund të Mançester Junajitd dhe Riçarlison të Totenhemit. Ndërkaq, në këtë rreshtim ka edhe emra të tjerë të njohur si De Bryjn, Rodi apo Enco Fernandez.