Sigal

Vitet kalojnë por portieri legjendar Gianluigi Buffon ndihet më i ri se më parë. 40 vjeçari i cili ka nisur një aventurë të re në Francë me Psg shprehet se sekreti për të dhënë maksimumin ka të bëjë me motivimin dhe me dëshirën për të t’u vënë gjithmonë në provë.

“Jam më mirë tani se sa kur isha 35 vjeç, duket e pamundur por un ndihem se jam më mirë se 5 apo 6 vite më parë”- ka thënë Buffon për “france football”.

Italiani  ka folur gjithashtu për shqetësimet që kishte para se të vinte në Francë. “Pas 40 viteve në Itali nuk është asnjëherë e lehtë të ndryshosh jetën tënde. Nuk e kisha idenë se si do pritesha nga futbollistët e tjerë dhe kam qenë i shqetësuar për këtë gjë, por unë jam një person kompetitiv dhe më pëlqen të përballem me sfida dhe t’i kaloj ato ”.

Ish portieri i Juventusit ka zënë menjëherë vendin e titullarit tek skuadra franceze pavarësisht konkurencës që do të ketë me dy portierët e tjerë Areola dhe Trapp.