U miqësua me tutoren shqiptare, e mitura: U josha sepse ato po bënin para

27
Sigal

Janë zbardhur detaje nga rrjeti i prostitucionit në Greqi që kishte në krye tutoren shqiptare Lorela Kapaj 31 vjeç e arrestuar.

Një 15-vjeçare ka treguar për mediet greke sesi është bërë pjesë e rrjetit të prostitucionit. Ajo thotë se fillimisht u bë shoqe me ‘Lorelën’, shqiptaren që shfrytëzonte të miturat për prostitucion, por miqësia u kthye në ‘marrëdhënie pune’. Ajo tha se fillimisht doli në një lokale nate dhe aty pa të tjera vajza që bënin të njëjtën ‘punë’.

‘Unë nuk i njihja këta persona, mësova nga 17-vjeçarja, të cilën e njihja që në moshën 14-vjeçare, kur nuk e bënte këtë punë. Më pas ajo u josh nga paratë dhe filloi të ‘punonte’.  I pëlqente…, e shihte si motër më të madhe [Lorelen]’, ka deklaruar ajo.

E mitura tregon se është joshuar nga paratë. Lorela e ndihmonte të gjente ‘klientë’ për t’i marrë më pas një pjesë të fitimit.

‘Pashë që po bëja para dhe u emocionova, u josha. Po merrja 100-150 euro. E bëra për dy javë’, tha ajo.