Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qendër të kryeqytetit. Mësohet se një taksi ka përplāsur një biçikletë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plāgosur nga përplasja. Ai është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.