Përfundon numërimi i votave preferenciale në Elbasan! Cilët janë kandidatët më të votuar në qark

62
Sigal

Mbyllet procesi i numërimit të votave preferenciale në Qarkun e Elbasanit.

Ndërkohë që pritet përpunimi i rezultateve kandidatëve fitues të listave të hapura.

Sipas rezultateve paraprake 5 kandidatët për deputetë të listës së hapur PS që u shpallën fitues në mbyllje të procesit të numërimit janë

1-Sara Mila
2-Sajmir Hasalla
3-Olsi Komici
4-Aulona Bylykbashi

Nga demokratët Qani Xhafa është kandidati më i preferuar i elbasanasve. Xhafa ka siguruar 5099 vota, pason Dritan Mitarja me 2856 vota dhe i treti në listë vjen Alis Narazani ,me 1447 vota.

Vota e diasporës do të përcaktojë deputetin e dhjetë të PS në qarkun e Elbasanit .

Në garë për këtë mandat janë Agron Gaxho ,Shkëlqim Bullari dhe Geldon Fejzo.