I palodhuri Barella, Interi i ofron rinovimin me rritje page!

280
Sigal

Nicolo Barella pas vetëm një sezoni jo vetëm ka bindur drejtuesit duke u bërë titullar i padiskutueshëm por është shndërrar edhe në benjaminin e tifozëve të cilët e shikojnë gjatë me fanellën zikaltër.

Tek Interi që tani kanë filluar të mendojnë për rinovimin me mesfushorin italian me një vit më shumë se kontrata aktuale që skadon në vitin 2024.

Rinovimi do të jetë më tepër si shpërblim dhe vlerësim për Barellan paga e të cilit do të rritet ndjeshëm nga 2.5 milionë euro në 3,5 milionë euro plus bonuset.