Aksidentohet në vizat e bardha polici në Durrës

24
Sigal

Një polic është përplasur nga një automjet pasditen e kësaj të enjteje. Ngjarja është regjistruar përpara Drejtorisë Vendore të Policisë në qytetin bregdetar.

Sipas burimeve, efektivi i policisë ka qenë duke kaluar mbi vijat e bardha për në anën tjetër të rrugës, kur është aksidentuar nga një automjet që lëvizte me shpejtësi.

Ende nuk dihen identitetet e të përfshirëve në aksident, rrethanat e detajuara të regjistrimit të ngjarjes dhe gjendja shëndetësore e të lënduarit, por në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe grupi hetimor, të cilat po bëjnë veprimet paraprake.