Trafik kokaine në mes të Athinës/ Çmontohet rrjeti i drogës, vihen në pranga dy shqiptarë. Sekuestrohen armë dhe makina luksoze

199
Sigal

Policia greke ka çmontuar një rrjet shqiptare të trafikut të drogës që vepronte në qendër të Athinës. Sipas policisë helene, organizata kriminale që trafikonte kokainë dhe kanabis në sheshet e Atikës, Klafthmonos dhe Qipros.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar 4 anëtarë të organizatës, midis tyre dy shqiptarë dhe një nigerian, të moshës 60, 49 dhe 45 vjeç, si dhe një 30-vjeçar grek.

Elementet karakteristike të veprimit të anëtarëve të organizatës kriminale ishin përzgjedhja e shtëpive për ruajtjen e drogës pranë zonës më të gjerë të qendrës së Athinës, me qëllim që blerjen dhe shitjen e drogës të kryhej sa më shpejt. Llojet e ndryshme të lëndëve narkotike për të kapur një gamë të gjerë blerësish, bashkëpunim mes të huajve dhe grekëve, me qëllim rritjen e klientelës.

Gjithashtu gjatë kontrollit të policisë në automjete nëpër shtëpitë në Athinë dhe Agios Anargyros, u gjetën dhe konfiskuan kanabis me peshë 16 kg e 250,5 gram, të përpunuar me peshë 1333 g, vaj hashashi me peshë 750 g, kokainë me peshë 198,7 gram, 16 shishe me lëndë anabolike, pluhur i bardhë me përbërje kimike të panjohur me peshë 184 gram, sasia 4770 euro, pistoletë me karikator, 3 gëzhoja pistolete dhe 3 makina. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.