U ra Vllaznia në short, presidenti i klubit rumun: Të hakmerremi prej Laçit!

175
Sigal

Eliminimin e vjetshëm nga Laçi nuk e harrojnë lehtë te Universitatea Craiova. Sorin Cartu, presidenti i klubit rumun, ka folur pasi ka mësuar se këtë verë në Conference League do të ndeshen me Vllazninë.

“Jemi gati për këto dy ndeshje europiane. E mora vesh menjëherë se me kë na ra shorti në Conference League. Tani po kërkoj informacione për këtë kundërshtar

Është e qartë që duhet të hakmerremi në Shqipëri! Nuk kemi asnjë justifikim këtë herë, duhet të jemi seriozë”, u shpreh Cartu për Prosport.ro.