Mashtron klientin duke përfituar 9 milionë lekë, arrestohet përmbaruesi

398
Një përmbarues privat është vënë në pranga për vjedhje duke shpërdoruar deyrën. Ai ka përvetsuar 9 milionë lekë të reja nga një klient i tij.
Prokuroria e Tiranës bën të ditur se hetimi për përmbaruesin Martin Tusha nisi pas kallëzimit të bërë nga S. M. Ky i fundit kishte përfituar shumën prej 41 milionë lekësh për shkak të prishjes së një kontrate me Ministrinë e Energjitikës. 
S. M ka tërhequr një pjesë të parave drejtëpërdrejtë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 20 milionë lekë të reja, do t’i ktheheshin me këste. Për t’u marrë me procedurat përmbaruese, kallëzuesi S.M., ka kontaktuar përmbaruesin Martin Tusha. Ky i fundit ka kryer procedurat për një pjesë të parave, duke i dhënë kallëzuesit rreth 11 milionë lekë. Në bazë të llogaritjeve, kallëzuesi duhet të merrte edhe 9 milionë lekë dhe për këtë arsye ka pritur veprimet proceduriale nga përmbaruesi. Pasi ka kaluar një kohë e gjatë dhe nuk ka marrë përgjigje nga përmbaruesi, kallëzuesi S.M. është interesuar personalisht pranë Ministrisë së Financave, nga e cila ka marrë konfirmimin se ishte likujduar tërësisht dhe shuma e mbetur, 9 milionë lekë, i ka kaluar në llogari përmbaruesit. Në bazë të hetimeve të deritanishme, rezultoi se përmbaruesi Martin Tusha kishte tërhequr shumën 9 milionë lekë, të cilat i kishte përdorur për qëllime të tijat.
Sigal