Bardhyl Berberi/ Ramë vjel frutat e referendumit

427
Referendumi i 9 prillit për hir të së vërtetës kaloj nëpër situate të sikletshme të brendshme dhe keqkuptimet e jashtme sepse asnjë reformë që ka ndërmarrë partia në pushtet nuk i ka realizuar të gjitha pritshmërinë. Të del dikush dhe do të bëj vërejtje brenda familjes për statutin dhe
rregullat e brendshme brenda partisë dhe ti vendos rregulla të reja: Kjo që ndodhi me këtë  referendum më tepër i ngjan një “lindjeje të vështirë” për të rikonfirmuar kryetarin … Ndërmarrja e guximshme e Edi Ramës për të zëvendësuar zgjedhjet e reja me një referendum përbën një nga parakushtet që kjo parti të kalojë nga letargjia në kursin e reformave. Të gjithë po pajtohemi se këto reforma duhej të bëheshin më herët dhe rrethanat e motivet e tjera të opozitës që vështirë të ndërmerri hapa radikale për shkak të specifikës së funksionimit të saj brenda disa rregullave që jo gjithmonë ajo i dikton dhe një mori faktorësh Lëvizja e fundit e Ramës për tu zgjedhur me referendum mund të jetë preteksti, por jo edhe motivi kryesor që ka detyruar atë të bëj një hap kaq radikal. Atij, mbase, iu ka dashur një mbulesë formale për të iniciuar këto ndryshime, por në thelb qëndron një kauzë e drejtë e tij për dalë mbi sipërfaqen e antagonizmave të brendshme.

Çka e përbën këtë kauzë kaq të veçantë për momentin? Së pari, ai vendosi në ekzekutiv fytyra krejtësisht të reja, pa kurrfarë biografie që edhe pse
po mbyllet mandati kur i ka ngelur edhe një vit performancë e tyre le për të dëshiruar Së dyti, lidershipi i PS së arriti të zhvendos vëmendjen e opinionit publik nga afera e përfolura kohët e fundit të disa ministrave dhe drejtorësh në qeveri tek një dorë e fortë e tij për t`mbajtur partinë të bashkuar dhe ata elementet turbullues tu tregojë derën pas këtij votimi dhe ka të ngjarë që Blushi me Hafizin dhe disa të tjerë të largohen nga partia A ja doli Edi Rama me këtë referendum që e shpalli fitues në të gjithë vendin të shpëtojë partinë e tij nga një kolaps moral e politik që i krijoj Blushi me përkrahësit e tij ndonëse ishin minorancë, në kohën kur kjo më së paku i duhej asaj? Përgjigjen më kuptimplotë për këtë do ta japin zgjedhjet e pritshme, ndërkohë që në terren ngelën të pakënaqur 2 kategori njerëzish: një tufë karrieristësh brenda partisë të cilët kanë menduar se tani është momenti t’i plotësojnë ambiciet e tyre për pushtet dhe një grup tjetër senatorësh brenda partisë që ngelën si mall stok pa asnjë post qeveritar. Partia Socialiste nuk është pa resurse njerëzish që dinë të menaxhojnë, por nuk është e kursyer edhe ndaj një takëmi të vogël që mundohen ta shesin si rebelizëm. Perceptimi i jashtëm shkon në favor të tezës së Ben Blushit se atje, në parti, po vlon brenda dhe një ditë pritet të shpërthejë, ndërkohë që ndodhi diçka që pak kush e ka pritur… Tani nuk e kemi të qartë nëse më të pakënaqur ngelën ata që pritën shkatërrimin e kësaj partie, apo ata të cilët projektuan karriera personale mbi kurrizin e përthyer të partisë së tyre. Por, në fund sërish do të ballafaqohemi me pyetjen: Çfarë do të sjelli e ardhmja a do të mbeten Ben Blushi ende me një këmbë në partinë socialiste dhe këmbën tjetër jashtë saj? 

Fillimisht, do të duhej të konstatojmë se PS ka barrë më të madhe në këtë proces të rëndësishëm politik, ku antagonizmat brenda partisë prodhuan situata të paparashikuara, në të cilat shumë socialist u ndodhëm të papërgatitur… Tashmë të gjithë e dimë se Rama do të ketë një dorë më të fuqishme dhe energjitë e tij e kanë pikënisjen pas referendumit që ai u rikonfirmua dhe njëherazi dhe ftesapër në SHBA është një bonus për të. Dora e hekurt e tij duhet të jetë më e sinqertë me LSI në në bashkëqeverisje. Jo rrallë herë ka munguar komunikimi i duhur ka pasur oshilacione dhe takimet.

e dy krerëve tek vila 30 shpesh herë më janë dukur si fasada për të mbuluar të çarat që realisht kanë ndodhur. Le të ndalemi tek opozita shqiptare, kemi një situatë pak a shumë paradoksale që nuk korrespondon me misionin që ka ajo. Në radhë të parë, subjektet jashtëparlamentare opozitare
shqiptare kanë një moskomunikim total me një subjekt tjetër opozitar parlamentar, ku kjo e fundit herë aktron liderizëm opozitar, herë bëhet hije e pushtetit hera herës qëndron pranë Berishës dhe hera herës me Bashën Pastaj, të çarat që ka vetë opozita e vështirësojnë pak a shumë rrugën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit më të gjerë opozitar . Kjo shpesh herë na çon në konkluzionin se tek ne nuk ka opozitë! Hapësira në mes të atyre që janë të pakënaqur nga politika aktuale dhe atyre që duan tëm ruajnë status-kuon, duhet patjetër të mbushet me kuptimin e garës së civilizuar dhe ballafaqimit me ide e jo me inate personale. Fatkeqësisht në këtë garë dominojnë uniformat partiake dhe shumë pak vërehet aktivizim qytetar si dhe zëri i atyre që kanë dëshirë ti quajmë intelektualë. I shumë kritikuari Ben Blushi ka arsye të ndihet tani paksa i vetmuar në këtë kurs të me dallgë të trazuara që i dalin përpara, por ai nuk ka nevojë të paguaj tagrin partisë së tij, e cila nga mos konsolidimin e saj shpirtëror, intelektual e social mundohet t’ia atribuojë gjithmonë politikës dhe politikanëve duke i shërbyer turma masive në iso me njëshin e partisë. PS duhet të kuptojë se zërat ndryshe dhe kritikat konstruktive e ndihmojmë politikë – bërjen brenda partisë dhe e shëndoshin atë madje dhe ai 3 % që votoj kundër duhet parë me respekt se , ka rrezik që të bëhemi pre e asaj mënyrë që shton oreksin e përbindëshave të përjetshëm që të mos e lëshojnë asnjëherë karrigen e njëshit. Nëse do të ndodhi kjo e dyta nesër do të jetë vonë dhe frutat e vjela të këtij referendum do të jenë të hidhura. 

Votimet e referendumit, dëshmi për shkatërrimin e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri. Grida Duma, sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun ka reaguar në lidhje me referendumin e mbajtur të shtunën. “Votimet e Edi Ramës për të mos lejuar zgjedhje në partinë e tij, janë më shumë se çështje e brendshme e Partisë Socialiste, pasi qëkur kjo alibi leifeniane u shpall e derisa u mbyll, pati dhunim të votës. Të gjitha shkeljet e evidentuara nga OSBE-ODIHR në raportin zyrtar për zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar, ishin të pranishme”. Duma shprehet se ka pasur presion ndaj administratës ku jo vetëm u monitoruan me lista kush votonte, por u thirrën dhe u kërcënuan të gjithë nëpunësit që nuk patën ndërmend të votonin. Manipulimi vazhdoi me shpalljen e rreme të pjesëmarrjes, duke zmadhuar shifra sipas hesapit të Ramës, pasi askush nuk pati akses të verifikonte saktësinë e tyre, vijon Duma në fjalën e saj. “Vota u ble nga oligarkët milionerë të Ramës, deputetët biznesmenë dhe kryetarët e bashkive. Të gjithë të inkriminuarit u bashkuan rreth kauzës, për ti siguruar kumbarit Rama sundimin e partisë pa garë e pa zgjedhje. Këto zgjedhje Duma i quajti “kambanë alarmi” për zgjedhjet e ardhshme, ku shprehet se Edi Rama ka vetëm një projekt, shkatërrimin e tyre. “Ndaj Partia Demokratike është e vendosur së bashku me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë të mos lejojë për asnjë moment që skemat e Edi Ramës kundër votës së lirë të zbatohen në zgjedhjet që po vijnë. Vota e lirë, zgjedhjet e lira e të ndershme janë fundi i tij. Një fund që ai nuk ka për ta ndalur dot sado të përpiqet”, ka pohuar Grida Duma
Sigal