Pjesë e bandave kriminale në Itali, kapet në Shkodër shqiptari i rrezikshëm (Emri)

574
Si pjesë e operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim, policia ka ndaluar një 42-vjeçar nga Malësia e Madhe pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata e Leçes në Itali për vjedhje.

“Me datë 06.09.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Specialistët e Zyrës së Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Edmond Como, 42 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe,” shkruan policia.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Leçes/ Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar me nr. 1379 datë 11.04.2017 për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 81, 56 dhe 629 të Kodit Penal Italian.

Në shtetin Italian personi i lartpërmendur njihet si anetar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar më parë po në këtë shtet. Sa më sipër ndalimi i tij u bë me qellim ektradimin drejt Italisë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme
Sigal