Makina përmbyset në kanalin me ujë në Lezhë, tre të plagosur

12
Sigal

Një aksident i rëndë me tre të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme Lezhë. Një makinë ka humbur kontrollin në afërsi të Fushë Mamurrasit dhe më pas ka përfunduar në kanal me ujë. Tre të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

“Laç/Informacion paraprak. Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, shtetasi G. D., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18 vjeç dhe 2 të tjerët 17 vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit.