Një aksident tragjik u regjistrua përgjatë Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni mbrëmjen e së shtunës 16 mars. Pak pas orës 22:00, disa persona po udhëtonin me një BMW të zezë në drejtim të Colleferro.
Shoferi humbi kontrollin e makinës duke përfunduar jashtë rrugës, teksa makina ka marrë flakë. Dy viktimat kanë ngecur brenda dhe lidhur me ngjarjen mësohet se një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë.
Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë shpejtësia e lartë. Në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe zjarrifkëset, teksa trupat e pajetë u dërguan në morgun Poliklinikës Tor Vergata.
Të rinjtë janë dënuar më parë për krime pronësie, teksa në bagazhin e makinës u gjetën mjete për vjedhje, por në fakt dhe vetë mjeti rezultonte i vjedhur.



















