Tepelenë/ Aksident tragjik, humb jetën i riu

237
Sigal

Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç, automjeti me drejtues shtetasin K. M., 65 vjeç, banues në Gjirokastër ka goditur këmbësorin E. C., rreth 23 vjeç, banues në fshatin Anëvjos, Memaliaj.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. C. Drejtuesi i automjetit shtetasi K. M., është shoqëruar për në ambjentet e DVP Gjirokastër.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.