Tritan Shehu: Shkatërrimi i Portit të Durrësit po bëhet për interesa kinezo-ruse

16
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka folur në seancën e sotme plenare, ku u diskutuar për aktin normative të buxhetit.

Shehu e nisi fjalën e duke argumentuar se edhe pse duket se Parlamenti i është rikthyer normalitetit, sërish ky është një normalitet falso, pasi shqipëria është një regjim, një regjim që ka të arrestuar liderin e opozitës, Sali Berisha, pa prova dhe fakte.

“A mund të ketë normalitet jeta parlamentare kur lideri i opozitës mbahet i burgosuar politik? Jo nuk mund të kemi. Shqipëria është shumë pranë regjimit të Putinit…”,- tha Shehu.

Me tëj deputeti i PD foli për shkatërrimin e Portin e Durrësit.

Ai tha se Porti 2500-vjeçar, porti më i rëndësishëm në adriatikun lindor…me një të rënë lapsi, zhduket. A mund të ndodhte diçka  e tillë në Livorno, Marjesë, Pire…etj? Jo nuk mund të zhdukej në këtë më nyrë, tha Tritan Shehu. Më tej ai tha se shkatërrimi i Portit të Durrësit bëhet me qëllim që fluksi tregtar portual të zhvendoset drejt Malit të Zi, madje deputeti demokrat ngriti dyshimin se kjo po bëhet nga qeveria Rama për interesa kineze dhe ruse.