U arrestua nga policia, Silva Caka: Efektivja Denisa Hima e shqiponjave përdori fjalor rrugaçor

817
Sigal

Pamje dhune dhe tension është parë sot në filmimet e mediave në protestën pas shembjes së Teatrit Kombëtar në kryeqytet.

Qytetarë, gazetarë, dhe aktivistë janë shoqëruar në polici ndërsa mes tyre edhe sh-deputetja e LSI-së, Silva Caka.

Ajo ishte e pranishme në momentin kur po tentohej të çahej gardhi dhe janë transmetuar pamjet e shoqërimit ku duket se shtyhet me forcë nga disa efektive policie mes të cilave edhe Denisa Hima.

Caka tregon se Hima përdori një fjalor rruge ndaj saj.