Vangjel Tavo: Sot Shqipëria është zyrtarisht një vend diktatorial!

335
Sigal

Me një reagim të fortë ndaj prishjes së Teatrit Kombëtar, ish deputeti i LSI për qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, shprehet se sot Shqipëria është zyrtarisht një vend diktatorial. Ai përmend disa të dhëna të veçanta mbi sesi bota vlon nga kultura ndërsa në Shqipëri ajo shkatërrohet duke instaluar kështu një regjim diktatorial.

“Ka 41 teatro vetëm në Broadway në New York. Ka 39 teatro vetëm në West End, Londër.
Ka 2.040 teatro në Francë. Rreth 150 teatro dhe skena ngrenë perden çdo natë në Berlin.
Në periudhën Elizabetiane (1558 – 1603) në Londër kishte 2 Amfiteatra, 8 teatro me ambiente të mbyllura dhe 6 ambiente në ambiente të hapura.

Kjo është dëshmia e kulturës botërore. Kjo është arsyeja përse këto vende janë shembuj të demokracisë sepse kultura është themeli i demokracisë ndërsa shkatërrimi i saj sjell vetëm diktaturë.

Sot Shqipëria është zyrtarisht një vend diktatorial,” deklaron Vangjel Tavo.