Suplementi Pena Shqiptare/ Veprore Xhaja: Ma kthe nënën

Ëndrra më shtyn të vij tek ti.
Të fluturoj si shpend i bardhë.
Kaluan vite ,s’po të shoh .
Sa mall kam ,sa mall !

Më jep një shenjë , që më shikon.
Të jem e qetë , të ndiej gëzim.
Veç unë e di sa më mungon.
Sa shumë është rritur malli im !

Sigal

Ti nuk më thua asnjë fjalë.
Vetëm vështron në hapësirë.
Me endrrën dua të më vish,
sikur një natë të ndihem mirë.

Si qenka kështu kjo Jetë ?
Sa e padrejtë dhe gënjeshtare ,
të rrëmben njeriun e shpirtit
që ta ktheje s’mendohet fare.

Ndaj Jetën desha ta takoj …
Dy fjalë t’i them e një premtim
Nënën dua të ma kthejë
Ndryshe s’më dhimset shpirti im.