Publikohen fotot e dy vëllezërve të arrestuar mbrëmjen e djeshme në Rinas të Krujës për vrasjen e 71-vjeçarit Abdulla Budlla. Një prej vëllezërve, 31-vjeçari Saimir Sheha, i dënuar edhe më parë jeton prej kohësh në Greqi dhe është babai i një vajze.
Ndërsa 20-vjeçari i identifikuar si Arsil Shera, duket si një person i apasionuar pas bizhuterive, me një prej të cilave është shfaqur në rrjetet sociale.




















