Kapet në flagrancë me furgonin plot me dru të prera në mënyrë të paligjshme, e pëson 34-vjeçari

83
Sigal

Një 34-vjeçar nga Bilishti është kapur në flagrancë duke transportuar me furgon, një sasi drush të prera në mënyrë të paligjshme.

34-vjeçari, drejtuesi i furgonit, u procedua penalisht në gjendje të lirë ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se me një automjet që qarkullonte në afërsi të qytetit të Bilishtit, po transportoheshin dru të prera në mënyrë të paligjshme, kanë ndaluar automjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit të automjetit tip furgon u gjetën 10 m³ dru të prera në mënyrë të paligjshme. Furgoni, së bashku me drutë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 34-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë”.