I kërkuar në Itali për drogë, kapet në Vlorë…në lokalin e tij luksoz

475
Një i kërkuar ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike është prangosur mesditën e sotme në qytetin Vlorës. I arrestuari është 46-vjeçari Shaban Zenaj, banues në qytetin e Fierit dhe i dënuar me 14 vite burg nga gjykata e Milanos.
Ndaj 46-vjeçarit, Gjykata e Apelit Milano në Itali, më 03 shkurt të 2015-ës, parashikuar nga Kodi Penal Italian, ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtarë për arrestimin e tij, pasi shqiptari është dënuar me 14 vjet burg. Arrestimi i tij u realizua në një lokal luksoz i cili dyshohet se është nën pronësi të tij.
Sigal