Atentati, Gjykata e Lartë nxjerr nga qelia Bamin: Arrest shtëpie

519
TIRANE – Gjykata e Lartë vendos të nxjerrë nga qelitë e paraburgimit Durim Bamin, dhe të caktojë ndaj tij masën e sigurisë të arrestit shtëpiak. 46-vjeçari nga Fushë-Kruja, njeriu që dha dëshminë e tij të rreme të filmuar para deputetit Tom Doshi duke thënë se Meta kishte paguar 500 mijë euro për vrasjen e Doshit, iu drejtua Gjykatës së Lartë për një masë më të butë se ajo e arrestit me burg. Në seancën me dyer të mbyllura të kësaj të hëne, anëtarit e Kolegjit Penal në Gjykatën e Lartë vendosën të marrin në konsideratë kërkesën e Bamit.
Mbrojtës i ka kërkuar trupit gjykues se arrestimi i klientit të tij është i paligjshëm, pasi jo vetëm që nuk është kapur në flagrancë, por është arrestuar për një krim që nuk ekziston dhe që nuk ka ndodhur.
Kjo lëvizje vjen kur pak ditë më parë edhe nga deputeti tashmë i pavarur për Shkodrën Tom Doshi, nga arrest shtëpie kaloi në masën e detyrimit për paraqitje.
“S’kam marrë porosi”
Bami në dëshminë e tij ka treguar se nuk ka marrë porosi nga askush dhe se nuk ka bërë asnjë pazar për vrasje ndaj deputetit të PS në Shkodër Tom Doshi dhe deputetit tjetër të PD në Lezhë, Mëhill Fufi. “…Unë nuk jam vrasës…”-mësohet t’i ketë pohuar grupit të hetimit Bami, duke shtuar se e gjitha kjo ka ndodhur si pasojë e një shume financiare dhe një “Audi” të blinduar që ia kishtë dhënë Tom Doshi.
“Kam pranuar të bëhem protagonist dhe të aktroj në favor të këtij personi. Dëshmia ime para kamaras së Tom Doshit është dhënë në banesat e tij, në Tiranë dhe Durrës, ku kam pranuar të tregoj krimet dhe të përmend emra të ndryshëm, si prokurorë, policë, biznesmenë e politikanë, ashtu siç mi ka kërkuar deputeti Doshi”-ka pohuar para prokurorëve Bami.
Më tej ky i fundit ka shtuar se njohjen me Tom Doshit e ka pasur kur një deputet tjetër, që është Mark Frroku, i ka prezantuar në një kafene dhe pas disa takimeve të tjera, Doshi i ka ofruar të luajë rolin e vrasësit me pagesë dhe të stisë ngjarjen e vrasjes imagjinare të Tom Doshit dhe deputetit të PD Mhill Fufi
Sigal